Sporti

KF Liria prezanton dy përforcimet e fundit

02/02/2024 17:50
nga:E K

Roni Gashi dhe Fluturim Domi janë përforcimet e fundit të Lirisë.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me të dy futbollistët.

Për Gashin është ky një rikthim te Liria. Ai së fundmi ishte pjesë e Suharekës.

Ndërsa, Domi vije nga futbolli shqiptar – duke qenë së fundmi pjesë e Kukësi.