Lajme

Suedi, incidenti para ambasadës izraelite po hetohet si akt terrorist

02/02/2024 14:35
nga:Y I

Policia suedeze e sigurisë njoftoi sot se incidenti para ambasadës izraelite në Stokholm, kur u gjet një mjet shpërthyes, tani po hetohet si një “krim i mundshëm terrorist”.

“Klasifikimi kriminal i krimit të dyshuar është ndryshuar në një krim terrorist për shkak të kërcënimeve të paligjshme dhe përpjekjeve për të shkaktuar shkatërrim publik”, tha policia e sigurisë, e cila tani ka marrë përsipër hetimin, sipas Reuters.

Skuadra e bombave të Stokholmit shpërtheu pajisjen dhe nuk pati të lënduar apo dëmtime në ndërtesën e ambasadës.

Kryeministri suedez Ulf Kristerson më vonë e cilësoi incidentin një “tentativë sulmi” ndaj ambasadës izraelite.