Sporti

Grand Slami i Parisit: Distria e Nora kalojnë në çerekfinale

02/02/2024 14:11
nga:E K

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e dyta në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Ato kanë arritur me sukses kualifikimin në çerekfinale.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Korea e Jugut, Seyun Jang në raundin e tretë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e tretë e eliminoi bullgaren, Ivelina Ilieva me IPPON

Në garë gjithashtu është edhe Flaka Loxha, e cila e kaloi raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke e mposhtur xhudisten nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova.

Në çerekfinale, Loxha do të përballet me serben, Marica Perisic.