Lajme

Zërat opozitar kundër koalicionit AAK-NISMA- Kjo është përgjigja e Fatmir Limajt!

02/02/2024 12:15
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA.

Limaj deklaroi se ka propozuar që tash e dy vite të krijohet një front opozitar.

Ai tha se ky front nuk i takon vetëm AAK-së por është i hapur edhe për grupe politike, për personalitet dhe çdo qytetar të Kosovës.

“Ka tash e dy vite që në Konventën e Nismës Socialdemokrate e kam propozuar që të krijojmë një front opozitar. Duke parë zhillimet, duke nuhatur ajo që po vjen dhe çfarë po ndodh, një mazhorancë e tillë e fuqishme ka nevojë për një koordinim opozitar për të përfaqësuar atë zërin opozitar që ndihet i papërfaqësuar. Një tavolinë te përbashkët ku koordinohen aktivitet ndërtohen kauzat e temat, ne jemi të ndryshëm por unë kam thirrur unitet në diversitet. Të gjejmë temat që na bashkojnë në shërbim të çështjeve të rëndësishme për vendin”

“Dikur kur ne e kemi proklamuar këtë ide shumë njerëz ishin skeptik, të tjerët ndoshta dhe janë habitur por koha e dëshmoi se është e rëndësishme koordinimi dhe një opozitë e fuqishme. Unë kam lexuar dhe vullnetin dhe dëshirën e njerzve në terren, gjithmonë tek populli opozitar po flas, kam komunikuar drejtpërdrejtë në të gjithë territorin e Republikës sonë me njerëz të ndryshëm, të partive të ndryshme miq e shokë, qytetarë të këtij vendi që janë të shqetësuar me rrjedhat në vendin e tyre kanë kërkuar që të gjejmë rrugët e bashkimit. Unë kam shpreh gadishmërinë dhe vullnetin për të gjet si rrugë bashkëpunimin, dhe nuk jam ndalur këto dy vitet e fundit. Kam biseduar me shumë kolegë dhe ne kemi ardhur në një rezultat konkret, një nismë që ka rezultuar me fillimin e këtij frontit opozitar, duke ndërtuar një koalicion NISMA-AAK, e ky front nuk i takon vetëm AAK-së dhe Nismës është i hapur edhe për grupe politike, për personalitete për çdo qytetar të këtij vendi që janë të shqetësuar që duan të shohin një opozitë ndryshe” deklaroi Limaj për “Gazeta Blic”.

Ai pati një përgjigje edhe për zërat kritikë që vijnë nga opozita në lidhje me këtë koalicion.

“Unë e kuptoj që pushteti thotë lloj qëndrimesh, sepse ata e dinë që këtu po krijohet një alternativë serioze, por nuk mundem të kuptoj zërat opozitat, individë opozitar të cilët në vend që t’i gëzohen koordinimit dhe bashkëpunimit, keta janë indiferentë dhe herë herë sulmues dhe kjo len me dyshu nëse këto zëra opozitar janë pro qeveris apo çfarë përfaqësojnë këta njerëz. Ky fillim i përbashkët i joni ka gjetur një mbështetja të gjerë tek qytetarët e Kosovës pa dallim partie, ka ngjallë shpresë” deklaroi Limaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/