Qëndrim Zyba karrierën do ta vazhdojë te Legia.
Lojtari kosovar ka kompletuar transferimin e tij në formë huazimi te skuadra polake, shkruan GazetaBlic Sport.
Njoftimin e ka bërë Ballkani përmes Facebook ku ka falenderuar lojtarin për kontributin e tij te skuadra suharekase.
Ja njoftimi i plotë:
Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës.
Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.
Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë.
Të priftë e mbara Qëndrim
/GazetaBlic Sport/