Marash Kumbulla është bërë me ekip të ri. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar tek skuadra e Sassuolos nga Roma.
Në fakt, Kumbulla ka shkuar në formë huazimi deri në fund të stinorit.
Forma jo e mirë dhe Euro 2024 afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij, e këtë e ka shfrytëzuar Sassuolo.
Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar shkaku i një dëmtimi.
Pasi që nënshkroi me Sassuolon, Kumbulla e ka falënderuar Romën për kohën e kaluar atje.
“Faleminderit për mënyrën se si më keni pritur dhe për emocionet që më keni bërë të ndjej, sigurisht që nuk do t’i harroj kurrë. I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve të tij fantastikë një fund të mirë të sezonit, fat të mire”, ka shkruar mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Ndryshe, Kumbulla ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Udinese dhe Genoa.