Lajme

Berisha: Dënimi i Pal Lekajt veç “gjueti shtrigash”, çështja me Bechtel Enka nuk ka filluar e as përfunduar me të

02/01/2024 13:48
nga:Genita C

Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka komentuar reagimet pas aktgjykimit dënues për deputetin e AAK-së, Pal Lekaj në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Berisha, në një reagim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se tema e Bechtel & Enka” nuk ka qenë e kufizuar asnjëherë me Pal Lekajn.

“Në qoftë se gjykata, ka evidentuar veprime individuale, private, të fshehta joadministrative të Pal Lekaj, atëherë opinioni do të duhej të vihet në dijeni, përndryshe deri atëherë kjo eufori nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse gjueti e shtrigave me protagonist Pal Lekaj”, shkroi ai ndër tjera.