Real Madrid ka vendosur: Luka Modric nuk do t’i rinovohet kontrata. Nga sezoni i ardhshëm, pra, mesfushori kroat nuk do të mbajë më fanellën e madrilenëve dhe do të jetë i lirë të gjejë një ekip të ri.
Sipas informacioneve të raportuara nga Cadena SER, Modric tashmë është në dijeni të planeve të ardhshme të klubit, i cili vitet e fundit ka rinovuar skuadrën veçanërisht në zonën e mesfushës. Në muajt e fundit, ish-lojtari i Tottenhamit ka luajtur pak, kryesisht gjatë periudhave në të cilat Camavinga dhe Tchoauméni u lënduan.
Modric, në moshën 38-vjeçare, do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Ai kishte oferta nga Arabia Saudite – të cilat megjithatë i refuzoi – dhe gjithçka sugjeron se ai do të vazhdojë të luajë. Ai do të jetë ende kapiten i kombëtares së tij në Euro 2024, më pas do të jetë koha për të nisur një aventurë të re, pas 12 sezonesh në Real Madrid.
/GazetaBlic Sport