Lajme

Gjakovë, kapet burri që po trafikonte njerëz

02/01/2024 10:10
nga:N K

Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas njoftimit të policisë nga i dyshuari janë konfiskuar katër telefona dhe një video regjistrues.

Lidhur me këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.