Lajme

Gjendet një objekt i rrezikshëm afër ambasadës izraelite në Stokholm

01/31/2024 17:51
nga:G B

Policia suedeze shkatërroi objektin jashtë ambasadës izraelite në Stokholm

Një objekt i rrezikshëm  është gjetur jashtë ambasadës izraelite në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Policia suedeze menjëherë është alarmuar, duke e shkatërruar objektin, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme, veçse bëhet e ditur se askush nuk ishte lënduar.

Ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman, tha se kishte pasur një “tentativë sulmi” ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj.

“Ne nuk do të trembemi nga terrori”, tha Kulman, teksa ka falënderuar autoritetet suedeze për veprimin e shpejtë.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe zëvendëskryeministrja e Suedisë, Ebba Busch, e cila tha se ishte e tronditur me rastin dhe se “urrejtja kundër Izraelit është e frikshme dhe ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet”.