Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli para sfidës ndaj Getafes, ku ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e teknikut të Barcelonës, Xavi Hernandez, për t’u larguar nga drejtimi i katalanasve në fund të sezonit: “E respektoj pafund figurën e Xavit. Me këtë presion është diçka krejt normale. E kuptoj vendimin e tij. Nuk dua që asnjërit prej nesh t’i bëhet një krahasim”.
Më tej italiani vlerësoi maksimalisht skuadrën e Getafes, teksa nuk lë vend për keqinterpretime dhe kërkon nga ekipi i tij përgatitje maksimale për këtë përballje.
“Do të jetë një ndeshje delikate. Getafe ka një skuadër shumë solide që luan futboll të mirë. Të tilla sfida vendosin fatet e një sezoni. Mayoral ka shënuar 14 gola, dua ta komplimentoi mikun tim Bordalas, i cili është një trajner fantastik”-mbylli deklaratën e tij Carlo Ancelotti
Real Madrid do të luajë në fushën e Getafes, në derbin e vogël të kryeqytetit. “Los Blancos” janë në pozita komode në kampionat, ku pavarësisht diferencës -1 nga Girona, madrilenët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Vlen për t’u theksuar fakti se avantazhi ndaj Barcelonës dhe Atl. Madrid ka shkuar në 10 pikë.