Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 13.30, punës në fshatin Kovashicë në Bulqizë.
Shtetasi Y.B., me profesion elektriçist është rrëzuar nga shtylla ndërkohë që punonte e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nukarriti të mbijetonte
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/Euronews Albania/


