Sporti

Zyrtare: Trajneri Mirsad Jonuz largohet nga Liria

01/31/2024 15:00
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka njoftuar para pak çasteve se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Mirsad Jonuz.

FC Liria ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar që Jonuz të mos jetë më trajner i klubit prizrenas, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin zyrtar të klubit të Lirisë.

Ja njoftimi:

“Mirsad Jonuz , nuk është më kryetrajner i Lirisë
Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz, kanë ndëprerë bashkëpunimin.
“Po. Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falenderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.
Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror”, shkruhet në njoftimin e Lirisë.

/GazetaBlic Sport