Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e pagesës prej 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”. Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka reaguar avokati i Lekajt, Musa Damati.
Avokati ka bërë me lidhje se vendimi do të apelohet, pra do të kalojë në Gjykatën e Apelit.
“Procesi dhe beteja ligjore vazhdon, tani me apelimin e verdiktit për në instancën më të lartë!”, shkroi ai në Facebook.
Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vite e tetë muaj burgim


