Lajme

Ferizaj, sekuestrohen monedha nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

01/31/2024 10:17
nga:N K

Një femër ka raportuar në polici se janë pranuar monedha të metalta nga 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur më 30 janar 2024, rreth orës 08:40 në Ferizaj.

Sipas policisë, monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 30.01.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë pranuar  monedha të metalta nga 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i parasë”.