Lajme

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

01/31/2024 08:25
nga:N K

Edhe sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaqit, KAdri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00

Ish-krerët e UÇK-së patën seancë edhe dy ditët e kaluara.

Pas seancës se nesërme, Gjykata do të shkojë në pushim për dy javë të plota.

Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.