I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka vizituar sot Kosovën.
Lajçak ka takuar krerët e institucioneve të Kosovës me të cilët ka biseduar për ecurinë e këtij dialogu, ndërsa ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes palëve, me theks të veçantë atij të Asociacionit.
Kjo vizitë është komentuar nga analisti Blerim Gashi në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Gashi ka pas kritika të ashpra ndaj Lajçakut për të cilin ka thënë se nuk është treguar aspak neutral në dialog.
“Ka treguar që është gjithçka përveç se një ndërmjetësues”, ka thënë Gashi.