Profesori universitar, Dashamir Bërxulli, ka folur për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut dhe reagimet e liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Rama dhe Kurti patën qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri ndaj Xhaferit.
“Edi Rama ka marrë një qasje globaliste për arritjen që kemi një kryeministër shqiptar, Kurti ka marrë një qasje operacionale se sa kohë do të qëndrojë dhe për çfarë do të qëndrojë duke balancuar me falënderimin për Kovaqevskin”.
“Besoj se reflekton në raportet edhe zhvillimet dhe kundër deklaratat që kanë qenë kohëve të fundit”, ka thënë Bërxulli.