Lajme

Ratkoceri: Prishtina zyrtare s’duhet të përzihet në zgjedhjet maqedonase

01/30/2024 22:28
nga:G B

Gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Ratkoceri, ka thënë se Prishtina zyrtare nuk duhet të përzihet fare në zgjedhjet që do  të mbahen në maj atje.

Ai tha se shqiptarët nuk e kanë luksin që të bëjnë bashkëpunime me parti të caktuara, qoftë në Kosovë apo në Shqipëri.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk është e kujdesshme në këtë çështje, nëse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut s’kanë unitet, atëherë mund të ndryshojnë shumë rrethana politike brenda në Maqedoni”.

“Rekomandimi im është që në çështjet e shqiptarëve brenda në Maqedoninë e Veriut, Prishtina zyrtare nuk duhet të përzihet fare, pra lë të jetë zgjedhje e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Ratkoceri në Rubikon në Klan Kosova.

Ai e përmendi edhe rastin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se është ende e paqartë nëse kjo parti do të garojë në Maqedoninë e Veriut.