Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku u potencua rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses.
“Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tutje në mes Kosovës dhe Gjermanisë.