Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tash e gati tri orë po i vazhdon takimet në qeveri me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Bëhet e ditur se gjatë qëndrimin në qeveri, Lajçak u takua edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Takimet e Lajçakut në qeveri pritet të përfundojnë rreth orës 18:00.