Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai ka bërë të ditur se Haxhiu muajin e ardhshëm do të shkojë për vizitë në Britani.
“Ne reflektuam mbi gjerësinë e bashkëpunimit Britani-Kosovë për sundimin e ligjit dhe ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat për të drejtat e grave”.
“Ne gjithashtu prisnim me padurim vizitën e saj në Britani të Madhe muajin e ardhshëm”, ka thënë Abbott në platformën X.