Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në një aksident trafiku ka vdekur i burgosuri, F.A.
Ai ishte duke u mbajtur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, prej ku kishte dalë në mëngjes për të shkuar në punë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.”
SHKK i ka shprehur ngushëllie familjes dhe të afërmve të tij.