Lajme

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri: Fëmijët që janë prekur nga fruthi të pavaksinuar

01/30/2024 14:10
nga:Y I

Fëmijët që kanë rezultuar të prekur nga fruthi në vendin tonë, shumica e tyre janë të pavaksinuar sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke qenë se fruthi mund të bëhet kërcënues serioz për jetën, vaksinimi mbetet thelbesor.

“Këta fëmijë të cilët janë pozitiv me fruth janë fëmijë të pavaksinuar, vetëm dy prej tyre janë fëmijë që e kanë kryer një dozë të vaksinës dhe kanë kaluar në një gjendje shumë të lehtë pa temperaturë. Nëse fëmija juaj është i vaksinuar e kalon me shenja të lehta, por pjesa më e madhe mbi 97% nuk e kalojnë fare sepse janë të vaksinuar edhe kanë mbrojtje.”

Rekomandimet e OBSH-së nënvizojnë se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mund të bëhet edhe kur fëmija është 10 muajsh, sikurse edhe nëse fëmija është më i madh se 1 vjeç mund ta kryeje vaksinën.

“Çdo fëmijë që ka kalura 12 muajsh qoftë edhe dy vjeç dhe nuk ka kryer asnjë dozë vaksine ju lutem duhet të shkojë të aplikojë dozën e parë dhe doza tjetër duhet të aplikohet në moshën 5 vjeç. Ndërkohë edhe të rriturit të cilët në dijeninë e tyre nuk kanë kaluar fruthin ose kanë qenë ndoshta jashtë shteti dhe në fushatat që kemi bërë ne nuk e kanë aplikuar një dozë të vaksinës së fruthit mund ta aplikojnë pranë qendrave shëndetësore një dozë të kësaj vaksine.”

Aktualisht në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik janë 19 raste me fruth, ndaj prindërit duhet të tregohen tepër të kujdesshëm me fëmijët e tyre.