Sulmuesi kosovar, Adem Maliqi ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Feronikelit 74′.
Maliqi ka konfirmuar pak çaste më parë se ka mbyllur bashkëpunimin me klubin nga Drenasi, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni postimin e Maliqit në Facebook:
“Të nderuar familjar dhe miq,
Dua t’iu informoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Feronikeli ’74 dhe jam lojtar i lirë.
Dua t’i falenderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, kryesinë, trajnerët, dhe tifozerinë e Drenasit”, ka shkruar Maliqi.
/GazetaBlic Sport