Skuadra e Dritës ka njoftuar transferimin e ri në merkaton e janarit.
Drita ka transferuar mbrojtësi Juan Camilo Mesa, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi kolumbian, Mesa ka nënshkruar kontratë me ekipin gjilanas deri në vitin 2025.
Ja njoftimi i klubit:
“Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me ne
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.
Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqipërar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025”, shkruan klubi i Dritës.
/GazetaBlic Sport