Policia ka arrestuar pesë persona pasi disa trupa u gjetën të vrarë me armë zjarri në një zonë të largët të shkretëtirës Mojave të Kalifornisë jugore.
Gjashtë trupa u gjetën pasi një viktimë me armë zjarri telefonoi policinë, duke dërguar një helikopter policie në skenën e tmerrshme të krimit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Hetuesit për zyrën e Sherrifit të San Bernardinos thanë të hënën se mosmarrëveshja duket të jetë e lidhur me prodhimin e paligjshëm të marihuanës.
Katër nga gjashtë viktimat janë identifikuar deri më tani, tha policia.
Trupat – të gjithë meshkuj – u gjetën më 23 janar në një autostradë pranë qytetit El Mirage, që ndodhet në kontenë San Bernardino. Të gjashtë viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri, tha policia.
Katër nga viktimat kishin pësuar gjithashtu djegie të rënda, u tha gazetarëve të hënën Sgt Michael Warrick.
Hetimi filloi kur operatorët e urgjencës 911 morën një telefonatë nga një prej viktimave duke raportuar se ai kishte pësuar një plagë me armë zjarri.
Një helikopter policie u lëshua dhe gjeti viktimat, si dhe një veturë dhe minibus të mbushur me plumba rreth orës 20:15 me orën lokale, rreth 144 kilometra në verilindje të Los Anxhelosit.
Katër prej burrave u gjetën pranë njëri-tjetrit, ndërsa një tjetër ndodhej në një automjet. Oficerët zbuluan trupin e fundit pak larg.
Pamjet ajrore të vendit të ngjarjes duket se tregojnë fuoristradën e mbushur me plumba dhe të shënuar nga xhamat e thyer dhe mbetjet e një zjarri.
“Për sa i përket motivit, ne kemi besim se kjo duket të jetë një mosmarrëveshje për marihuanë”, tha Sgt Warrick.
Në një njoftim për shtyp, zyra e sherifit tha se “hetuesit përcaktuan se viktimat ishin marrë vesh të takoheshin në vendndodhje për një transaksion marihuane”.
Pesë burrat që janë arrestuar “arritën në vend, dhe për arsye ende nën hetim, qëlluan gjashtë viktimat”.
Tetë armë janë konfiskuar nga hetuesit dhe po testohen për të përcaktuar nëse ato janë përdorur në vrasjet.
Zyrtarët refuzuan të komentojnë nëse vrasjet ishin të lidhura me kartelin apo bandat, në vend të kësaj ia atribuan si “krim të organizuar”.