Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se BDI-ja nuk bën marrëveshje me asnjë parti politike e cila nuk i mbështet ndryshimet Kushtetuese.
Ai thotë se këto janë vijat e kuqe të BDI-së.
Në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini, Osmani thotë se njihen si “Gardianët e Marrëveshjes”.
Ai i përmend tri marrëveshjet, të cilat, sipas tij, janë shtyllat e Maqedonisë veriatlantike.
Dhe, pa cilëndo prej tyre, Osmani potencon se nuk mund të mbahet stabiliteti.
Ministri Osmani thekson se kushdo që i prek ato marrëveshje nuk ka partneritet me BDI.
“BDI nuk bën partneritet me parti politike e cila do që t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese, dhe këto janë vijat e kuqe të BDI-së. Ne njihemi në komunitetin ndërkombëtar na quajnë ‘Gardianët e Marrëveshjes’. Tre marrëveshje janë shtyllat e Maqedonisë Veriatlantike, Marrëveshja e Prespës, e Ohrit dhe me Bullgarinë. Pa cilindo prej tyre nuk mund të mbahet stabiliteti. Dhe ne njihemi si gardianët të këtyre marrëveshjeve. Kushdo që i prek këto tre marrëveshje nuk ka partneritet me BDI-në”, u shpreh ai.