Lajme

Bega: Në Maqedoni shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë

01/29/2024 21:58
nga:G B

Ekonomisti Erton Bega, tha se shqiptarët në Maqedoni të Veriut për një kohë të gjatë janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Bega tha se krijimi i një qeverie nga shqiptari Talat Xhaferi, është bërë me një shkathtësi të madhe politike.

“Shqiptarët në Maqeodni kanë bërë sakrifica të mëdha historikisht, kanë kontribuuar jo vetëm në avancimin të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni por njëkohësisht kanë qenë kontribuues edhe të luftës në Kosovë, prandaj ky gëzim i cili festohet atje nën instrumentet e folklorit shqiptar është shumë i merituar veçanërisht për prijësin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare atje i cili për ne, unë kam pasur fatin te jetoj në Maqedoninë e Veriut për katër vite të studimeve , edhe pas luiftës së vitit 2001, shqiptarët atje janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, sepse në atë kohë, bisedat të cilat ke mundur ti zhvillosh me maqedonë për çdo të drejtë bazike, ka qenë: e keni marrë shkollimin, e keni universitetin e juaj dhe kaq mjafton. Mirëpo me një zhdërvjedhtësi të madhe politike dhe me bashkëpunim ndërkombëtar kanë arritur që edhe institucionet kryesore të shtetit të Maqedonisë të drejtohen nga shqiptarët kështu që urime shqiptarëve në Maqedoni dhe uroj që kjo mos të jetë pozita e parë dhe e fundit për shqiptarët atje”, tha Bega.