Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut, ditën e diel kur edhe u zgjodh kryeministri i parë shqiptar atje, e bojkotuan figurën e Talat Xhaferit.
Këtë, Osmani e quan skandaloze.
Ai tha se televizionet morën pamje nga procesi i zgjedhjes por duke e fshirë fotografinë dhe deklaratën e Talat Xhaferit.
Madje këtë ai e quan se është pjesë e albanofobisë të përgjithshme.
“Të gjitha televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut dje e kanë bojkotuar figurën e Talat Xhaferit. Kanë treguar pamjet nga Parlamenti në procedurën e zgjedhjes mirëpo duke e prerë fotografinë e Xhaferit dhe deklaratën e tij, kjo është skandaloze. Kjo është pjesë e albanofobisë të përgjithshme e cila është në rritje…”, tha ai.
Ai theksoi se prej shqiptarëve ishin kritikë vetëm ziliqarët dhe ata që kanë ndonjë interes politik por për shqiptarët kjo është festë, potencoi ai.
“28 janari, është një 28 nëntor i ri”, shtoi Osmani.