Lajme

Arrestohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

01/29/2024 17:05
nga:G B

Dy zyrtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë ndaluar nga policia.

Ata janë prangosur nga ana e Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsionit me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

D.H dhe I.I, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konkretisht për vepren penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së. Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.