Lajme

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi, dyshohet për mashtrim

01/29/2024 16:48
nga:G B

Drejtoria Rajonale e Policisë ka lëshuar një kërkesë për ndihmë nga qytetarët, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të një personi i cili dyshohet për mashtrim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi i panjohur NN

Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren”, ka njoftuar policia, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 1 person