Ka ndërruar jetë një nga pasagjerët që ndodhej në automjetin i cili u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Milot.
Shtetasi 80-vjeçar me inicialet, I. D., nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, raporton euronews.al.
Ndërkohë që të lënduar kanë mbetur dhe tre persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.