Sporti

Sinner fitoi Australian Open, Donnarumma me reagim epik nga terreni stërvitor i PSG’së

01/29/2024 13:57
nga:Lorik J

Italiani Gigio Donnarumma ndoqi finalen e Australian Open të Jannik Sinner nga terreni stërvitor i PSG-së dhe postoi reagimin e tij për fitoren e yllit të tenisit në mediat sociale.

E diela ishte një ditë historike për Italinë pasi Sinner u bë lojtari i parë italian i tenisit që fitoi një turne Grand Slam pas 48 vitesh.

Shumë yje të futbollit nga Gadishulli, duke përfshirë Donnarumma, ndoqën drejtpërdrejt finalen kundër Daniil Medvedev.

24-vjeçari e ka ndjekur ndeshjen nga qendra stërvitore e PSG-së dhe ka postuar reagimin e tij për fitoren e Sinner në storyn e tij në Instagram.