Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Te Bolero” mban titullin kënga e tij më e re.
Kënga është e zhanreve R&B dhe folk, ndërkaq teksti, muzika dhe orkestrimi, është realizuar nga Visar Bektashi.
Ndër tjerash, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rexha ka treguar se xhirimet e kësaj kënge janë bërë ne diskoteken Boleros Club, gjersa është shprehur se ky ishte një projekt i veçantë për të.