Lajme

Fermerët gjermanë kërkojnë më pak burokraci

01/29/2024 13:17
nga:N K

Një fermere gjermane që po proteston sot në Hamburg tha për radion gjermane se fermerët po kërkojnë një ndryshim të qartë në politikat bujqësore të vendit.

Hannah Timmermann thotë se “burokracia e tepruar duhet të reduktohet”, duke shtuar se subvencioni për naftën bujqësore duhet të mbahet pasi fermerët ende kishin nevojë për të. Ajo gjithashtu kritikon ndarjet e planifikuara (d.m.th. nxjerrjen e tokës nga përdorimi produktiv), shkruan BBC,

Dhe derisa shumë nga pankartat në traktorët që bllokojnë rrugët në Hamburg sot i bëjnë thirrje të ashtuquajturës qeveri Ampel (koalicioni “semaforik”) të ndryshojë politikat e saj, Timmermann shton se fermerët duan të distancohen qartë nga çdo politikë, grupe dhe sidomos nga çdo lëvizje ekstremiste.

Ajo thotë se protesta e tyre ka në qendër politikën bujqësore.