Koha po kalon për skuadrat që kërkojnë të bëjnë transferime në afatin kalimtar të janarit.
Ka qenë një merkato e qetë, veçanërisht në Premier League, ku kufizimet financiare të Fair Play kanë bërë që skuadrat të kenë mbetur kryesisht të vendosura.
Dita e fundit e transferimeve për skuadrat në Angli është të enjten më 1 shkurt në orën 23:00.
Por, pjesa tjetër e Evropës?
Merkato e La Ligës mbyllet në të njëjtën kohë me Premier League. Klubet në Ligue 1, ndërkohë, do të kenë një orë më pak për të bërë transferimet e tyre.
Biznesi në Bundesligë duhet të përfundojë deri në orën 18:00 me orën gjermane dhe merkato e Serisë A një orë më vonë.
/GazetaBlic Sport