Sporti

Onana rikthehet në Man United më 1 shkurt, Ten Hag: Më në fund mund ta bëjë një formacion të fortë

01/29/2024 11:59
nga:Lorik J

Portieri Andre Onana do të jetë në dispozicion të Erik ten Hag në fillim të muajit të ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur trajneri holandez i Djajve të Kuq.

Portieri mori pjesë në turneun e Kupës së Kombeve Afrikane si pjesë e ekipit kombëtar të Kamerunit. “Luanët” u eliminuan në 1/16 pasi humbën ndaj Nigerisë me rezultat 0:2.

“Andre do të kthehet me ne të enjten. Ndoshta tani më në fund do të jem në gjendje të zgjedh një skuadër me lojtarët tanë më të fortë,” tha Ten Hag për faqen e klubit të United.

Për Kupën e Afrikës, portieri Onana mori pjesë vetëm në një ndeshje – kundër Senegalit (1:3) në fazën grupore të turneut.

/GazetaBlic Sport