Biletat për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit në Anfield tashmë po shiten për shuma të mëdha pesëshifrore. Çmimet u ngritën në qiell disa orë pasi specialisti gjerman njoftoi synimin e tij për t’u larguar nga Merseysiders në fund të sezonit.
Në xhiron e fundit të Premier League këtë sezon, Liverpool pret Wolverhampton. Ndeshja është më 19 maj dhe ka mundësi që të jetë vendimtare për titullin.
Tashmë në tregun e zi janë shfaqur biletat për takimin. Çmimet janë marramendëse. Dy bileta për tribunën prapa stolit po shiten mbi 24 mijë paund, shkruan The Mirror. Çmimi fillestar ishte 60 funte.
Ndeshja e fundit e Klopp në krye të Liverpool mund të mos jetë saktësisht kundër Wolverhampton. Finalja e Europa League është më 22 maj në Dublin dhe Wembley pret finalen e FA Cup tre ditë më vonë.
/GazetaBlic Sport