Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë “e patrembur” pasi anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi, tentuan të sulmonin një luftanije britanike në Detin e Kuq.
“Anija HMS Diamond me sukses ka zmbrapsur një sulm me dronë në Detin e Kuq nga Huthët që mbështeten nga Irani”, shkroi Shapps në X, që më herët njihej si Twitter.
Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”.
“Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes, tha Shapps.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në anijen Diamond.


