Sirena franceze për Rafael Leaon. PSG ka piketuar portugezin e Milanit si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Reali i Madridit në verë.
Telefoot raporton se drejtuesit e kampionëve të Francës kanë zgjedhur “yllin” e kuqezinjtë të Stefano Piolit. Dhe në fundin e sezonit do të paraqesin një ofertë zyrtare.
Me operacionin do të merret Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së. 59-vjeçari portugez është personi që e transferoi Leaon te Lille në vitin 2018.
Në akordin e rinovimit të Leao me Milanin, është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.
Gjatë këtij edicioni, 24-vjeçari luzitan numëron 6 gola dhe po kaq asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Milanit.