Lajme

Turqia shpreson për rishikimin e vendimit për ngrirjen e fondeve të UNRWA nga disa vende

01/28/2024 16:56
nga:G B

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se shpreson se disa vende që njoftuan ndërprerjen e financimit të tyre për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt do të rishikojnë vendimet e tyre.

Kjo ministry ka thënë se ky vendim do të dëmtojë kryesisht popullin palestinez, shkruan Aljazeera.

“Pezullimi i ndihmës për UNRËA për shkak të disa akuzave kundër një numri të vogël të anëtarëve të saj do të dëmtojë kryesisht popullin palestinez”, thuhet tutje në deklaratë.