Tenisti italian, Jannik Sinner mundi rusin Daniil Medvedev 3:6, 3:6, 6:4, 6:4, 6:3 në finalen e Australian Open dhe fitoi titullin e tij të 11-të në karrierë, por i pari Grand Slam.
Kjo ishte finalja e parë e Sinner në Grand Slam dhe suksesi i tij më i madh deri më tani ishte gjysmëfinalja e Wimbledonit të vitit të kaluar.
I riu italian fitoi para të mira në këtë turne. Si fitues i turneut, ai shkon në shtëpi me 3.15 milionë dollarë.
Finalisti Danil Madvedev fitoi 1,725 milionë dollarë. Të njëjtat çmime u ndanë edhe në garën e femrave. Australian Open i këtij viti ka çmimin më të madh në histori.
/GazetaBlic Sport