Trajneri i Bolognas, Thiago Motta, u pyet për spekulimet që lidhin emrin e tij me kreun e Barcelonës. Kjo ndodhi pas barazimit mes Bolognas dhe Milanit, pak minuta pasi Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga katalanasit në fund të sezonit.
“Kam dëgjuar që Xavi do të largohet nga Barcelona. Lajmin e kam marrë fjalë për fjalë një minutë më parë. Thashethemet se do ta pasoj atë në Barcelonë? Unë jetoj në kohën e tanishme. Po e shijoj kohën time në Bologna, duke u fokusuar në të tashmen, unë nuk di për të ardhmen”, tha Thiago Motta për mediat italiane.
“Ndihem mirë pas fitores së pikës sepse më pëlqen kur këta djem luajnë për të fituar deri në fund. Nuk do të flas për arbitrin, nëse dikush duhet, ai do të jetë drejtori ynë Giovanni Sartori,” tha Thiago Motta.
Si futbollist, Thiago Motta kaloi 8 vite në Barcelonë, duke qenë pjesë e La Masia. Ai ka 147 paraqitje për katalanasit në të gjitha garat, si dhe 78 të tjera për ekipin e dytë të Blaugranas.
/GazetaBlic Sport