Alan Shearer doli në pension në 2006 si lojtar i Newcastle për të cilin ai kishte luajtur që nga viti 1996. Edhe pse ai është tërhequr nga të luajturit për shumë vite dhe punon si ekspert për BBC, emri i tij është ende në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Premier League.
Ai shënoi 260 gola, nga të cilët 112 për Blackburn, me të cilin ishte kampion në sezonin 1994/1995, dhe 148 për klubin ku ai është një ikonë, Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.
Statusi i ish-lojtarit të preferuar ka marrë një konfirmim të ri në ndeshjen e djeshme të FA Cup.
Shearer pa nga tribunat e Craven Cottage teksa Newcastle mundi Fulhamin në shtëpi me rezultat 0-2 në raundin e 4-të të kompeticionit. I rrethuar nga tifozët, Shearer nuk mund të ndalonte së qeshuri ndërsa tifozët e Newcastle këndonin dhe brohoritnin për të.
Ja pamjet interesante:
"Heyyyy, Alan Shearer!" ?♂️
A familiar face was in the away end tonight. ? pic.twitter.com/flFcrdza0a
— Newcastle United FC (@NUFC) January 27, 2024