Barcelona humbi 5:3 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligës. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha se po largohej nga klubi në fund të sezonit. Xavi e mori Barcelonën në nëntor 2021 dhe kontrata e tij është deri në fund të qershorit 2025. Megjithatë, ai nuk do ta përfundojë pasi ndaj Villarrealit u konfirmua se Barcelona po luan një sezon të keq.
Xavi fajësoi pjesërisht gazetarët për dështimin e tij.
“Më kanë pyetur, nuk e di sa herë, nëse do të jem Sir Alex Ferguson i Barcelonës. E vërteta është se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ju gazetarët nuk më lejoni ta bëj këtë. Është shumë e vështirë të jesh trajner i Barcelonës. E shikon se si të kritikojnë, si dhe duan të vrasin. E gjithë kjo ndikon në një person”, tha Xavi.
Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit nga Bilbao në çerekfinale, ndërsa në Champions League do të luajë me Napolin në 1/16 më 21 shkurt.
Xavi e ka drejtuar Barcelonën në 122 ndeshje deri më tani. Ai ka 76 fitore, 20 barazime dhe 26 humbje. Me Barcelonën, ai fitoi kampionatin spanjoll dhe Superkupën vendase në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport