Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
Legjenda e skuadrës së Barcelonës ka njoftuar se në fund të këtij sezoni do të ndaj rrugët me klubin katalunas, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që ky lajm erdhi menjëherë pas humbjes së sotme të Barcelonës me rezultat 3-5 ndaj Villarrealit.
“Do të largohem nga Barcelona në qershor.Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për ndryshim. Mendoj se ka ardhur koha të largohem. Kam folur me bordin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”, tha spanjolli.