Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.
Kastrati tha se qeveria Kurti po e bën Kosovën, vend të pajetueshëm, dhe po e katandis në mjerim total.
“Zgjedhje të parakohshme ne nuk kemi kërkua sivjet por kemi kërkuar në konsistencë gjatë këtij mandati sepse kjo Qeveri e ka vërtetu me keqeverisjen e saj me paaftësinë për me menaxhu edhe projektet më të vogla, po e katandis Kosovën në një mjerim total. Në zgjedhje duhet me shku sepse kjo qeveri përmes keq-qeverisjes po e bën vendin të pajetueshëm” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”
Se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor e ka potencuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Unë besoj që kjo do të ketë ndikim edhe tek veprimet që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për të cilat unë jam i bindur që ne do t’i mbajmë në vitin 2024” ka deklaruar Krasniqi.
Por si pritet të jetë rezultati për këtë subjekt politik nëse shkohet në zgjedhje?
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Ukaj, tha për “Gazeta Blic” se jo vetëm PDK-ja, por i gjithë spektri opozitar, nëse shkohet në zgjedhje deri në pranverë, do të kenë këtë përqindje.
Ukaj paralajmëroi se disa mund të dalin edhe më keq.
“Jo vetem PDK-ja, por mendoj se i gjithë spektri politik opozitar, nëse vendi do shkon në zgjedhje deri në pranverë, nuk do krijonin diferencën nga ajo që kan tani me përqindje. PDK -ja por edhe të gjitha partitë opozitare do të dilnin në perqindje këtu ku janë momentalisht e disa ndoshta edhe me keq” deklari Ukaj .
Ndërsa ndryshe po mendon për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se qëndrimi i tyre deri në fund të mandatit e zbeh përkrahjen për ta.
“Qëndrimi deri në fund të mandatit i kësaj qeverie në pushtet, e zbeh përkrahjen qytetare për Qeverinë Kurti” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”

Fidan Ukaj, Analist!
Se vendi duhet të shkojë zgjedhje të parakohshme e ka deklaruar pak javë më parë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”, ka thënë Konjufca raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Panduri: Albin Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme!


