Lajme

Pantina: Kërkesa e Kurtit për ndarjen e integrimit nga dialogu më Serbinë, është tëpër naive

01/27/2024 14:11
nga:Sh R

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se kërkesa e Kurtit për ndarjen e integrimit nga dialogu më Serbinë, është tëpër naive.

Pantina në një prononcim për Gazeta Blic, tha se në dobi të Kosovës, është që të plotësohen kërkesat e BE dhe të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

“Është tepër naive nga kryeministri Kurti vetëm të pretendoj se mund të ndryshoj rregullat e BE-së, e aq më pak një kriter kaq të rëndësishëm. Çfardo të ishte e drejtë dhe në dobi të Kosovës është që qeveria gjegjësisht Kryeministri Kurti të i plotësoj kërkesat e BE që fillimisht të hiqen sanksionet e më pastaj të tregoj një përkushtim më serioz në procesin e dialogut dhe themelimim e Asociacionit që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.”, tha ajo për Gazeta Blic.

Tutje ajo tregon se kriteret kryesore për antarësim në BE, janë fqinjësia e mirë, dhe zgjedhja e konflikteve në dialog.

“Kriteret për antarësim në BE janë të përcaktuara nga shtetet që tashmë janë anëtare dhe shtetet tjera që pretendojnë të bëhen pjesë duhet të i plotësojnë ato. E një nga kriteret kryesore është fqinjësia e mirë dhe zgjidhja e çfardo konflikti me dialog.”, përfundoi Pantina për Gazeta Blic.