Lajme

“Armëpushimi i menjëhershëm mënyra e vetme për të zbatuar vendimin e GJND-së”

01/27/2024 10:26
nga:Sh R

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze ka thënë se një armëpushim i menjëhershëm është mënyra e vetme për të zbatuar vendimin e GJND-së.

Kjo ministri përmes një deklarate dënoi vazhdimin e kësaj lufte, shkruan Aljazeera.

Tutje në deklaratë thuhet se asnjë zyrtar i lartë izraelit nuk premtoi t’i përmbahej vendimit dhe zyrtarët e lartë, përfshirë Benjamin Netanyahu, sipas tyre, premtuan të vazhdonin luftën.